OKB: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale katastrofike

Bota po shkon drejt një ngrohjeje globale katastrofike në shekullin XXI, pas një viti rekord 2020 për temperaturat, paralajmëroi sot OKB duke bërë thirrje për paqe me natyrën.

“Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për planetin. Ishte viti më i nxehtë, me temperatura shumë pak mbi rekordin e vendosur në 2016”, tha NASA.

“Ndryshimi i klimës i nxitur nga njeriu tani është po aq i fuqishëm sa edhe nga forcat e natyrës”, shtoi agjencia, raporton ATSh.

Sipas OBM, tiparet e dukshme të vitit 2020 ishin të nxehtët e vazhdueshme, zjarret në pyjet e Siberisë, shtrirja e ulët e akullit detar në Arktik dhe një sezon rekord uraganësh në Atlantik.

“Ky vit ka qenë një shembull shumë i gjallë i asaj se si është të jetosh nën disa nga efektet më të rënda të ndryshimit të klimës, që kemi parashikuar”, tha Lesley Ott, nga “Goddard Center” në NASA.

Kategoritë
BotaLajme