OKB: Agresioni izraelit detyroi mbi 1 milion palestinezë të largohen nga Rafah

“UNRWA vazhdon të ofrojë shërbime thelbësore pavarësisht sfidave në rritje”, thonë nga agjencia e OKB-së, duke përshkruar kushtet në Rafah si “të papërshkrueshme”

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se më shumë se një milion palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite, raporton Anadolu.

“Zhvendosja e detyruar ka larguar mbi 1 milion njerëz nga Rafah”, njoftoi Agjencia e OKB-së X.

Në njoftim shtohet se situata është përshkallëzuar në mënyrë dramatike, me mijëra familje që kërkojnë strehim në zonat e dëmtuara dhe të shkatërruara në Khan Younis.

“UNRWA vazhdon të ofrojë shërbime thelbësore pavarësisht sfidave në rritje”, thonë nga agjencia e OKB-së, duke përshkruar kushtet në Rafah si “të papërshkrueshme”.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale ushtarake në Gaza pas inkursionit të Hamasit më 7 tetor, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 36.400 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica dërmuese e të cilëve gra dhe fëmijë si dhe mbi 82.600 të tjerë janë plagosur.

Gati tetë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet në qytetin Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Kategoritë
BotaLajme