‘’Oh zot Prizreni si një Dubai i vogël’’, rrëfimi i vajzës nga Ukraina e cila gjeti strehim në Prizren

Vajza nga Ukraina, e cila aktualisht qëndron në qytetin e Prizrenit pas largimit nga Kievi për shkak të bombardimeve të Rusisë, në një intervistë për portalin “Gazeta e Re”  tha se në Prizren ndjenë veten si në shtëpinë e saj dhe ky qytet për të është si një Dubai i vogël.

Yana Nyshpal është një vajzë 26-vjeçare që, përmes platformës Tiktok, po ndan rrëfime të jetës së saj në Kosovë dhe në të njëjtën kohë, po promovon vendet e ndryshme të Kosovës. Ajo thotë se njerëzit në Kosovë janë miqësor.

‘’Kosovën e njoh që afro 3 vite, sepse një videograf nga Prishtina më ka ndihmuar në muajin e parë pas luftës dhe kam pasur një intervistë në një televizior në Kosovë. Kam ndarë shumë foto dhe video për atë çfarë ka ndodhur në Ukrainë, por di që në Kosovë jetoj në një mjedis më të sigurt dhe miqësor. Unë kam hapur llogarinë time në TikTok nga Kosova dhe kam ndarë rrëfime të jetës sime këtu, promovoj vendet e bukura dhe tërheqëse të Kosovës, dhe dua të tregoj se ky vend është i bukur dhe se njerëzit e këtij vendi janë të mrekullueshëm dhe miqësor’’, tha ajo

Ajo thotë se në Prizren ka ardhur për një festival dhe pas një telefonate nga nëna e saj, ajo ka vendosur të qëndroj këtu, për shkak se situata në Ukrainë është e rrezikshme.

‘’ Në Prizren erdha për një festival dhe për pushime sepse kam pëjetuar stres të madh pas bombardimeve në Kiev, kisha plane të shkoja te shoqja ime në Spanjë. Por pas 10 ditësh derisa isha këtu, mami më telefonoi dhe më tha: “Qëndro jashtë, sepse situata në Ukrainë është më e rrezikshme.”

Yana Prizrenin e quan si një Dubai i vogël, dhe këtu e ndjen veten si në shtëpinë e saj

‘’ Kur erdha për here të parë në Prizren, thash oh zot ky vend është si një Dubai i vogël, e dua këtë qytet dhe njerëzit e këtij qyteti janë miqësor, këtu e ndjej veten time si në shtëpi’’ shtoi ajo.

Yana tha se tashmë qëndron tek shtëpia e shoqeve të saj nga Prizreni e cila është njoftuar pasi që ka ardhur në Prizren dhe është mirënjohëse për mikëpritjen e tyre /Gazetaere

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi