Ndihmës Sekretari i Shtetit, Jim O’brien nga Uashingtoni tha se Ballkani Perëndimorë duhet të ecë përpara duke theksuar faktin se në Ballkan disa beteja lokale rrezikojnë që të shndërrohen në zjarrëvënie politike që do t’i mbajë prapa vendet e këtij rajoni.
Ai tha që rreziqet kryesore janë në veri të Kosovës dhe me kërcënimet e shkëputjes në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se shansi politik për procesin politik mes Kosovës e Serbisë është dialogu.
“Rreziqet kryesore janë në veri të Kosovës dhe me kërcënimet e shkëputjes në. Një hap që kemi bërë gjatë vitit të kaluar është se NATO është shumë më e fortë, edhe si forcë parësore si pjesë e forcës së OKB-së, KFOR-it në veri të Kosovës, por edhe si mbështetje për EUFOR-in në Bosnjë e Hercegovinë, dhe mendoj se mund t’i ndalojë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë. Jam gjithashtu i inkurajuar që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës për t’u përpjekur që t’i adresojë rreziqet e dhunës dhe luftimeve të shtuara në veri të Kosovës. Dhe unë mendoj se, me këtë, ne kemi një shans për procesin politik – është dialogu, Plani i Rritjes, gjërat e tjera për t’i trajtuar shkaqet e dhunës”, tha O’Brien të hënën për Tanjug.
I pyetur pse SHBA-ja mbështeti tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në standardet e NATO-s dhe pse Kosovës iu lejua të pajiset me mjete ajrore pa pilot, O’Brien tha se Rezoluta 1244 e OKB-së ka krijuar “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës”.
“Po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për ta siguruar mbrojtjen e saj, por pa i kërcënuar fqinjtë e saj. Unë mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit në rajon dhe se ne do të vazhdojmë ta mbështesim nga SHBA”.
I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, O’Brien tha se ka qenë shumë i qartë se mbështesin ecjen përpara për themelimin e tij.
“Janë rreth 400 këso asociacione të komunave anembanë Europës dhe ne mendojmë se ky do të ishte një model i tillë”, tha ai.
“Dialogu është pjesë e mënyrës së adresimit të shqetësimeve. BE-ja ka thënë se çmimi i ecjes përpara si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën është pajtueshmëria e plotë me dialogun. Unë do të theksoj se ne kemi edhe mjete të tjera – krijimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor ofron një mënyrë për të prodhuar faktin e bashkëpunimit për gjëra të tilla si tranziti i mallrave përtej kufijve, bashkëpunimi për taksat, të gjitha llojet e çështjeve praktike që duhet të fillojë të tregojë përfitime për qytetarët dhe të demonstrojë përfitimin e bashkëpunimit në të gjithë rajonin”, tha O’Brien./Lajmi.net/