Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 4.943 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS-ja është në avantazh. Raportohet se numri i mandateve të deputetëve që siguron PS-ja paraprakisht është 82.
Sipas të dhënave paraprake të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste (PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka fituar mandatin e katërt qeverisës, raporton Anadolu.
Aktualisht janë numëruar rreth 95 për qind të votave, ndërkohë Partia Socialiste kryeson me 52,09 për qind të votave.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 4.943 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS-ja është në avantazh. Raportohet se numri i mandateve të deputetëve që siguron PS-ja paraprakisht është 82.
Koalicioni i drejtuar nga partia më e madhe opozitës, “Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore-PD-ASHM”, renditet i dyti me 34,50 për qind, ose paraprakisht 51 mandate.
Partia Socialdemokrate sa i përket numrit paraprak të mandateve renditet e treta me 3,47 për qind për qind të votave ose 3 mandate.
Gjithashtu raportohet se mandate kanë siguruar edhe disa parti të tjera të reja, si Partia Mundësia 2, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” 1 dhe Partia Lëvizja Bashkë 1 mandat.
Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje, sipas të dhënave nga 3.037 qendra votimi të përpunuara, është 42,21 për qind.
Në Shqipëri të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku u votua për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate.