Numërimi i votave me kusht, VV-ja vazhdon të thellojë diferencën

Numërimi i votave me kusht, VV-ja vazhdon të thellojë diferencën

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.

Partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosje, po vazhdon të thellojë diferencën.

Deri në orën 16:00, kur janë numëruar 13.570 vota, VV-ja ka marrë 6.747 vota, pason PDK-ja me 2.373, LDK-ja me 1.473, AAK-ja me 1.301 dhe Nisma me 342.

Sipas KQZ-së, janë mbi 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi