Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka miratuar rezolutën për anulimin e vendimit rreth shtrenjtimit të çmimit të rrymës.
Kjo për shkak të abstenimit nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.
Rezoluta ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke marrë parasysh faturimet e larta ndaj konsumatorëve.
Pro saj votuan vetëm 29 deputetë, asnjë kundër dhe 55 deputetë abstenuan.