Nuk i’u pranua kërkesa për azil paditi drejtorinë por gjykata i’a rrëzoi padinë, gylenisti do të dërgohet në Turqi

Gjykata Administrative në Shqipëri rrëzoi sot padinë e shtetasit turk Selami Simsek, i cili kërkon azil në Shqipëri me pretendimin se perndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarë të familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.

Më herët, Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar per Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata ti urdhëronte këto dy institucione ti pranonin kërkesën e tij për azil në Shqipëri

Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim. Vëmendja është e lartë për këtë çështje, pasi bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik.

Kategoritë
LajmeRajoni