Norvegjia bën thirrje për armëpushim urgjent pasi Izraeli filloi sulmin tokësor në Rafah

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide bëri thirrje për armëpushim urgjent pasi ushtria izraelite filloi sulmin e saj tokësor ndaj qytetit Rafah

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide bëri thirrje për armëpushim urgjent pasi ushtria izraelite filloi sulmin e saj tokësor ndaj qytetit Rafah, raporton Anadolu.

Eide në një deklaratë për gazetarin e AA-së foli rreth fillimit të sulmit tokësor të Izraelit në Rafah.

Eide çdo sulm kundër Gazës e cilësoi si “një tradhti ndaj grave dhe fëmijëve palestinezë” dhe tha se “Armëpushimi nënkupton dallimin mes jetës dhe vdekjes për të dyja palët e konfliktit”.

Duke vënë në dukje rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje në një afat të shkurtër për t’i dhënë fund shtypjes në Gaza, Eide tha se palët duhet të tregojnë gatishmërinë e tyre për të rënë dakord.

“Përjetimet në Gaza janë një katastrofë e bërë me dorën e njeriut. Dhimbja dhe vështirësitë me të cilën përballen 2.3 milionë njerëz në 7 muajt e fundit nuk mund të shpjegohen me fjalë”, tha Eide.

Ai dje i bëri thirrje Izraelit që të heqë dorë nga plani për sulm tokësor në Rafah.

Kategoritë
BotaLajme