Një tërmet 5,2 ballë godet pjesën qendrore të Greqisë

Zona e njëjtë u godit nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6,0 ballë javën e kaluar

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës bëri të ditur se një tërmet me madhësi 5,2 ballë u raportua në Greqinë qendrore, transmetmon Anadolu Agency (AA).

Tërmeti tronditi qytetin Elassona dhe epiqendra e tij ishte e vendosur 16 kilometra në jugperëndim të qytetit në një thellësi prej 8,5 kilometrash, thuhet në njoftimin e institutit.

Ende nuk është raportuar për viktima.

Zona e njëjtë u godit nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6,0 ballë javën e kaluar.

Akis Tselentis, kreu i institutit, tha që dridhja ishte pjesë e sekuencës së tronditjeve që pasuan tërmetin e javës së kaluar, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “Athens–Macedonian”.

Ai shtoi se lëkundje të ngjashme duhet të priten për një periudhë më të gjatë kohore.

Kategoritë
BotaLajme