Një person hyri në oborrin e një xhamie në Beograd gjatë namazit, kërcënoi me thikë dhe shau të pranishmit

Beograd ka ndodhur një incident ku një 48-vjeçar ka kërcënuar me thikë besimtarët që po faleshin në oborrin e xhamisë Bajrakli në rrugën Gospodar Jevremova.

Sipas mediave serbe, një person me inicialet M.K., gjatë faljes së namazit ka vrapuar në oborrin e xhamisë, ku ka shqiptuar fjalë mallkuese dhe kërcënime.

Ai vrapoi në oborrin e xhamisë Bajrakli, duke bërtitur se të gjithë myslimanët duhet të vriten, i shau dhe i kërcënoi me thikë”, ka shkruar Blic serb bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve okularë.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd i është hequr liria për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe intolerancës racore, kombëtare dhe fetare”.

Kategoritë
BotaLajme