Një përfaqësues palestinez i paraqet për herë të parë “letër misioni” BE-së

Për herë të parë një ambasador palestinez filloi detyrën në BE me një procedurë të ngjashme me procedurën e kredencialeve

Përfaqësuesja palestineze në Bashkimin Evropian (BE), Belgjikë dhe Luksemburg, Amal Jadou, i paraqiti një “letër misioni” presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke u bërë përfaqësuesja e parë palestineze që merr detyrën me këtë metodë, raporton Anadolu.

Në një deklaratë për Anadolu nga Këshilli Evropian thuhet se si rezultat i vendimit politik dhe iniciativave të Costas, për herë të parë një përfaqësues palestinez filloi detyrën me këtë metodë.

Përfaqësuesit palestinezë më parë ia dorëzonin letrat e tyre vetëm kreut të protokollit në nivel administrativ në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së.

Këtë herë, u mbajt një ceremoni për përfaqësuesen palestineze, së bashku me diplomatë nga Australia, Kolumbia, Kuba, Egjipti, Etiopia, Guajana, Lesoto, Panama, Papua Guinea e Re dhe Sao Tome dhe Principe.

Për herë të parë, një ambasador palestinez filloi detyrën në BE me një procedurë të ngjashme me procedurën e kredencialeve.

Jadou e dorëzoi letrën e saj nën titullin “Përfaqësuese e Përgjithshme në BE”.

Kjo ceremoni shënoi herën e parë që diplomatët i paraqitën letrat e tyre Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian në të njëjtën kohë.

Jadou u bë përfaqësuesja e parë palestineze që filloi detyrën duke i dorëzuar “letër misioni” mbretit Philippe të Belgjikës më 26 nëntor 2024.

Kategoritë
BotaLajme