Një pacient me Covid hidhet nga spitali infektiv, policia jep detajet

Një tjetër rast i rëndë! Një pacient me Covid është hedhur nga ballkoni i spitalit Infektiv këtë të martë.

Policia ndërkohë ka dhënë detaje zyrtare, duke thënë se fjala është për shtetasin me inicialet R.B, 69 vjeçar. Sipas policisë, burri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.“-njofton policia.

Pacienti kishte ditë i shtruar pas infektimit me Covid.

Ky është rasti i katërt ku një pacient me Covid në Shqipëri hidhet nga lartësia. Tre rastet e tjera, të gjitha me pasojë vdekjen, kanë ndodhur në spitalin Covid-2 (sanatorium).

Ndërkohë një tjetër rast ka qenë ai i një të moshuari, i cili pasi doli prej spitalit Covid, u hodh nga lartësia e banesës së tij duke gjetur vdekjen në spital.

Kategoritë
LajmeVendi