Një kompani private amerikane hartoi modele për dëbimin e palestinezëve në Somali dhe Somaliland.

Grupi konsultues privat amerikan Boston Consulting Group (BCG) hartoi modele për dëbimin e palestinezëve nga Gaza në Somali dhe Somaliland, në emër të biznesmenëve izraelitë që synojnë “rinovimin” e enklavës. Sipas Financial Times, në listën e vendeve ku do të deportoheshin përfshihen edhe Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.

Këto skenarë u krijuan si pjesë e punës së BCG-së për themelimin e “Fondacionit Humanitar për Gazën” (GHF), mbështetur nga SHBA, që është kritikuar ashpër për të vrarët gjatë shpërndarjes së ndihmave. Kur këto modele u bënë publike, BCG e mohoi çdo rol, duke thënë se partneri u urdhërua t’i ndalte.

Planet e zhvendosjes bazohej në raporte mediatike që flisnin për bisedime mes zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë me udhëheqësit e Afrikës Lindore për mikpritjen e palestinezëve, në këmbim të njohjes së Somalilandit si shtet të pavarur. Kjo kërcënim për zhvendosje u quajt “spastrim etnik” nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe diplomatët ndërkombëtarë.

Një burim i FT thotë se modeli parashikonte që 25% e palestinezëve të zgjedhnin të largohen përkohësisht dhe vlerësonte përfitime ekonomike prej 4.7 miliardë dollarësh për vendet pritëse brenda katër viteve. BCG u angazhua për studime fizibiliteti në përpjekje të Orbis, një kompani sigurie amerikane, përmes lidhjeve me ish-agjentin e CIA-s Phil Reilly, tani drejtues i kompanisë Safe Reach Solutions.

Gjithashtu, FT raporton se stafi i Institutit Tony Blair mori pjesë në projektet pas-luftës në Gaza, duke përdorur modele financiare të zhvilluara nga BCG.

Kategoritë
BotaLajme