Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Mitrovicë

Një person ka vdekur dhe një është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në dalje të Mitrovicës, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë.

Viktima e këtij aksidenti është ngasësi i motoçikletës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka njoftuar Zahiti.

Kategoritë
LajmeVendi