Një grup studentësh italianë kanë ngritur flamurin palestinez nga Kulla e Pizës të premten
Aksioni u krye nga pesëmbëdhjetë studentë anëtarë të lëvizjeve antikapitaliste, të cilët hynë në Kullën e Pizës, tejkaluan kontrollet dhe ngritën një flamur të madh palestinez nga kambanorja më e famshme në botë.
Ata gjithashtu aktivizuan disa bomba tymuese përpara se të zbrisnin. Nuk raportohet për dëme.
Sipas policisë, studentët vepruan në fund të një kortezhi pacifist prej rreth 500 personash që nisi mëngjesin e sotëm nëpër rrugët kryesore të qendrës drejt Piazza dei Miracoli, ku ndodhet katedralja dhe kambanorja e Pizës.
Aksioni ka zgjatur disa minuta dhe ka përfunduar siç duhet.