Nivel i lartë i përgjegjësisë qytetare – dy persona gjejnë një shumë të konsiderueshme të parave dhe i dorëzojnë në Polici

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se të premten, në Stacionin Policor në Pejë janë paraqitur dy persona të cilët kanë dorëzuar në Polici shuma të konsiderueshme të të hollave hollave dhe dokumente identifikuese.

Qytetari Elbasan Krasniqi, i cili ka gjetur në shumë të parave ne rrugën “Eliot Engel”, (tek Shtëpia e Mallrave), paratë e gjetura i ka dorëzuar më 01.11.2024, në Stacionin Policor në Pejë.

Policia fton personin i cili ka humbur paratë në lokacionin e cekur më lartë të lajmërohet në Stacionin Policor në Pejë.

Ndërkaq, qytetari Valmir Berisha, i cili kishte gjetur në autobus në të cilin punon, kuletën me para së bashku me dokumente identifikuese dhe një kartel bankare, të njëjtat i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Pejë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë falënderon qytetarët për veprimet e bëra dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi