Nis vaksinimi anti-COVID i personave mbi moshën 85 vjeçare

Gjatë javës së kaluar është bërë vaksinimi i personelit shëndetësorë kundër virusit COVID-19.

Ndërsa është Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që së fundi njoftoi se që nga sot nis edhe vaksinimi i personave mbi 85 vjeç, shkruan lajmi.net.

Duhet përkujtuar që prej sot qytetarët e moshuar do të mund të marrin vaksinën e llojit ‘Astrazeneca’ derisa nga MSH është theksuar që brenda këtij muaji apo në fillim të muajit maj do të arrijnë edhe doza të tjera të vaksinës antiCOVID.

Ndryshe deri të martën janë vaksinuar 3 mijë e 181 pjesëtarë të Personelit Shëndetësorë të Kosovës.

Kosova po vazhdon të përballet me një situatë të rënduar nga virusi COVID-19. Deri më tani kanë humbur jetën 1 mijë e 948 qytetarë kurse janë 13 mijë e 903 raste aktive./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi