Nis takimi i Memli Krasniqit me presidenten Osmani

Ka filluar takimi i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Memli Krasniqi ka shkuar në takimin e thirrur nga Osmani, e ftesës së saj iu përgjigj pozitivisht që dje.

Para takimit, Krasniqi u deklaruara shkurtimisht për media, duke thënë se ”Na po shkojmë njëherë ta këqyrim”.

Krasniqi është shprehur pozitiv në lidhej me takimet e thirrura nga presidentja Osmani edhe më herët, derisa si PDK kanë vazhduar të kundërshtojnë emrin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare si dhe propozimin për komision të fshehtë.

Nga takimi me presidenten Osmani pak më parë doli edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

Ai tha se duhet pritur edhe takimet  e tjera që do të zhvillohen tek presidentja për të parë se çfarë do të ndodhë tutje./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi