Nis mbledhja e LDK’së: Pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit për kryeministër

Ka nisur mbledhja e LDK’së ku pritet të diskutohet emri i kandidatit për kryeministër nga kjo parti

Pas mbledhjes, pritet që të bëhet i ditur edhe publikisht kandidati i kësaj partie për kryeministër.

Duke hyrë në ambientet e objektit të LDK’së deri tash janë parë Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Gazmend Muhaxheri, Lumir Abdixhiku e Muharrem Sfarqa.

Kujtojmë se Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku janë përfolur si emra të mundshëm për këtë post nga kjo parti

Kategoritë
LajmeVendi