Nigeri, gjashtë nga 15 detarët turq të liruar mbërrijnë në ambasadën turke në Abuja

Ambasadori i Turqisë në Abuja, Melih Ulueren, ekipi i Inteligjencës Kombëtare Turke (MIT) dhe zyrtarët e ambasadës pritën 6 pjesëtarët e ekuipazhit dhe u mundësuan atyre biseda telefonike me familjarët.

Gjashtë nga 15 detarët turq të rrëmbyer që u liruan në Nigeri kanë mbërritur në ambasadën e Turqisë në kryeqytetin Abuja nën mbikëqyrjen e forcave nigeriane të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i Turqisë në Abuja, Melih Ulueren, ekipi i Inteligjencës Kombëtare Turke (MIT) dhe zyrtarët e ambasadës pritën 6 pjesëtarët e ekuipazhit dhe u mundësuan atyre biseda telefonike me familjarët e tyre.

Në një deklaratë për AA, ambasadori Ulueren tha: “Përfundoi shqetësimi që vazhdonte prej 26 janarit. Jemi shumë të lumtur që shohim qytetarët tanë në mënyrë të shëndetshme në mesin tonë. Përjetuan ditë të trishtuara”.

Ulueren u përcolli pjesëtarëve të ekuipazhit të shkuara dhe tha se shpreson që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Mesut Meral, një nga të liruarit tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. “Çdo gjë është në rregull. Familjeve tona në Turqi u themi që të mos mërziten absolutisht, do të kthehemi në vendin tonë së shpejti”, tha ai.

Detarët turq po pushojnë në ambasadën e Turqisë në Abuja ndërsa 9 detarët e tjerë të mbetur pritet të mbërrijnë në orët e mbrëmjes.

Sulmi ndaj anijes “Mozart”

Anija “Mozart” me flamur të Liberisë u sulmua më 23 janar nga piratët detarë rreth 180 milje nga qyteti Lagos i Nigerisë.

Në anijen që lundronte nga Lagosi drejt qytetit Cape Town të Afrikës së Jugut ndodheshin 19 pjesëtarë të ekuipazhit ku 15 prej tyre u rrëmbyen ndërsa një person me origjinë azerbajxhanase u vra.

Anija me 3 pjesëtarë të ekuipazhit vazhdoi drejt portit Port-Gentil të Gabonit. Tre detarët turq që shpëtuan nga bastisja mbërritën në Turqi më 30 janar.

Më tej thuhet se 15 pjesëtarët e ekuipazhit të rrëmbyer u liruan dje.

Kategoritë
BotaLajme