Ngritet peticion për shkarkimin e Driton Selmanajt

Ngritet peticion për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklaratave ndaj deputetes së VV-së, Saranda Bugojevcit.

“Kosova ende vazhdon të jetojë në terrin e të pagjeturve. Ende mbetet plagë e hapur mos vënia e drejtësisë për krimet e masakrat, për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.Andaj si qytetarë, si familjarë të personave të pagjetur, të atyre të vrarë, të grave viktima të dhunës seksuale dhe gjithë atyre që kanë parë krimet me sy dhe kanë përjetuar masakrat në lëkurën e tyre, jemi thellësisht të indinjuar nga deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës Driton Selmanajt. Ky njeri dhe ky emër nuk paraqet person fizik por përfaqëson institucionet e Republikës së Kosovës dhe si e tillë është e rrezikshme të kemi në udhëheqje një përfaqësues që i konsideron çështjen e të pagjeturve, masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë si çështje që është konsumuar dhe ezauruar.Prandaj, ky peticion është protesta jonë!U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të nënshkruajnë peticionin përmes së cilit kërkojmë nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti shkarkimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit. Ndërsa Driton Selmanaj e ftojmë të japë dorëheqje nga çdo pozitë zyrtare në institucionet e Republikës.

Ti nuk më përfaqëson!” ështa shkruar në peticionin e ngritur nga qytetarët e Kosovës

https://www.change.org/p/kryeministri-i-kosov%C3%ABs-z-avdullah-hoti-historia-q%C3%AB-harrohet-p%C3%ABrs%C3%ABritet-shkarkim?recruiter=896336414&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_petition&recruited_by_id=e67f5090-a93e-11e8-8411-47a7bb72bb16&utm_content=fht-25934136-en-us%3A1

Kategoritë
LajmeVendi