Nga sulmet e Armenisë në Azerbajxhan kanë humbur jetën 93 civilë

Nga sulmet në periudhën 27 shtator – 9 nëntor kanë humbur jetën deri më tani 93 civilë dhe janë plagosur 407 të tjerë

Në sulmet që Armenia ka ndërmarrë me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan kanë humbur jetën deri më tani 93 civilë dhe janë plagosur 407 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi për humbjet e jetëve që janë shkaktuar nga sulmet e Armenisë përgjatë periudhës 27 shtator – 9 nëntor.

Sipas njoftimit, në këto sulme të kryera për periudhën në fjalë kanë humbur jetën deri më tani 93 civilë dhe janë plagosur 407 të tjerë.

Po ashtu bëhet e ditur se në sulmet armene janë bërë të papërdorshme 3.326 shtëpi, 120 apartamente dhe 504 ndërtesa publike.

Kategoritë
BotaLajme