Kryeanalisti i njohur i gazetës New York Times, Thomas L. Friedman, duke mbështetur qëndrimin distancues të Donald Trump-it ndaj administratës së Netanyahu-t, ka botuar një artikull me titull: “Izraeli nuk është aleati ynë”.
Izraeli po humb mbështetjen në arenën ndërkombëtare…
Edhe administrata e Donald Trump-it, e cila më parë mbështeste hapur ofensivën në Gaza, ka nisur të distancohet nga Izraeli.
Duke besuar se Benjamin Netanyahu po e manipulon nëpërmjet zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Trump ka vendosur të krijojë distancë me udhëheqjen izraelite.
Pas këtij qëndrimi të Trump-it, edhe mediat amerikane kanë filluar të publikojnë artikuj kritikë ndaj Izraelit.
“Ky Izrael nuk është aleati ynë”
Në artikullin e tij në New York Times, Friedman i është drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump, duke kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Artikulli u publikua me titullin: “Ky Izrael nuk është aleati ynë”.
Sipas Friedman-it, qeveria e Netanyahu-t po dëmton rëndë interesat e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe nuk mund të konsiderohet më si një aleat i saj.
LIDHUR: Mediat izraelite: Trump mund ta njohë Palestinën
“Anulimi i vizitës së Trump-it në Izrael është një lëvizje strategjike”
Friedman e konsideroi vendimin e Trump-it për të mos vizituar Izraelin si një veprim strategjik. Ai tha se ndërsa Trump planifikon takime me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, shmangia e një vizite te Netanyahu tregon ndërgjegjësim për interesat amerikane në rajon.
Ai shtoi se përparësia e Netanyahu-t nuk është paqja, por aneksimi i Bregut Perëndimor dhe dëbimi i palestinezëve nga Gaza.
“Politikat e Netanyahu-t po dëmtojnë edhe interesat e SHBA-së”
Sipas Friedman-it, politikat ekstremiste dhe nacionaliste të Netanyahu-t po dëmtojnë jo vetëm palestinezët, por edhe interesat e sigurisë së SHBA-së në rajon.
Ai theksoi se me këto politika, Izraeli po rrezikon marrëdhëniet me vendet e tjera arabe dhe me vetë Amerikën, duke dëmtuar aleancën historike midis dy vendeve.
“Sulmet e Netanyahu-t në Gaza po destabilizojnë Lindjen e Mesme”
Friedman argumentoi gjithashtu se Netanyahu po saboton procesin e normalizimit me Arabinë Saudite dhe se, për përfitime personale, po shpërfill interesat kombëtare të Izraelit.
Ai kritikoi operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe planet për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke paralajmëruar se këto veprime do të çojnë në më shumë destabilizim në rajon.
“Mos jepni mbështetje të verbër ndaj Izraelit”
Në fund të artikullit, Friedman i bëri thirrje administratës Trump që të mos japë mbështetje të verbër për qeverinë izraelite, pasi kjo mund të rrezikojë interesat strategjike të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Ai përfundoi duke theksuar se lufta duhet të ndalet dhe se ndaj veprimeve të ashpra të Izraelit duhet treguar më shumë ndjeshmëri.