Netanyahu trondit me deklaratat: “Nuk ka të uritur në Gaza, nuk shihni asnjë të dobët”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar me vendosmëri akuzat se Izraeli po përdor urinë si armë lufte në Rripin e Gazës, duke komentuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në këtë zonë të rrethuar.

Duke iu referuar një incidenti në të cilin mijëra banorë të Gazës pushtuan përkohësisht një nga qendrat e reja të shpërndarjes së ndihmave në jug të Rripit, Netanyahu pranoi se ka pasur një “humbje të përkohshme të kontrollit”.

“Për fat të mirë, e vumë sërish nën kontroll. Do të vëmë në dispozicion edhe shumë pika të tjera shpërndarjeje,” tha ai.

Deklaratat e tij vijnë mes pamjeve kaotike nga Gaza, ku qytetarët – pas tre muajsh mungesë ndihmash – thyen gardhin në kërkim të orizit dhe miellit, duke dëshmuar për shkallën alarmante të krizës humanitare.

Akuzat ndërkombëtare se Izraeli po zbaton politikën e urisë ndaj popullsisë civile, Netanyahu i quajti “një trend të përkohshëm”.

“Që nga ditët e para të luftës, kemi ndjekur një politikë të qartë: godasim Hamasin, jo popullsinë civile. Nuk mund të shihni asnjë, asnjë të dobët në Gaza – as nga fillimi i luftës, as sot,” deklaroi Netanyahu.

Ai përfundoi me një thirrje për fitore të shpejtë:
“Mënyra më e mirë për Izraelin që t’u përgjigjet këtyre akuzave të rreme është një fitore e shpejtë në këtë luftë.

Kategoritë
BotaLajme