Netanyahu pretendon se është i përkushtuar ndaj “vizionit të Trumpit” për përfundimin e sulmeve në Gaza

Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja i bënë thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj Rripit të Gazës

Lidhur me paralajmërimet për sulmet gjithëpërfshirëse të nisura për pushtimin e përhershëm të Rripit të Gazës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se është i përkushtuar ndaj “vizionit për Gazën” të presidentit të SHBA-së Donald Trump, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Netanyahu reagoi ndaj Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë, të cilat bënë thirrje që t’u jepet fund sulmeve gjithëpërfshirëse të nisura për të pushtuar përgjithmonë Rripin e Gazës.

“Izraeli e pranon vizionin e presidentit Trump dhe u bën thirrje të gjithë udhëheqësve evropianë të bëjnë të njëjtën gjë. Sulmet mund të përfundojnë nesër nëse lirohen pengjet në Gaza, nëse Hamasi dorëzon armët, nëse udhëheqësit e tij dëbohen dhe nëse në Gaza nuk mbetet asnjë element i armatosur”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë vendet në fjalë kanë reaguar se janë të gatshme të njohin shtetin e Palestinës ndërsa pretendohet se sulmet e dhunshme të kryera nga Izraeli në Gaza që nga 7 tetori 2023 janë një “luftë mbrojtëse”.

Britania, Franca dhe Kanadaja i bënë thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj Gazës. “Ne do të ndërmarrim hapa më konkretë kundër Izraelit nëse nuk ndalon operacionet e reja ushtarake dhe nuk heq pengesat që ka vendosur për ndihmën humanitare”, thuhet në reagimin e këtyre vendeve.

Ushtria izraelite ka filluar zbatimin e një plani sulmi që do të zgjerojë dhe do ta bëjë të përhershëm pushtimin e Rripit të Gazës. Netanyahu tha se Izraeli do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.

Sipas planit, ushtria izraelite do ta pushtojë përgjithmonë Rripin e Gazës ndërsa palestinezët do të dëbohen në “kampe përqendrimi” në jug të Gazës. Izraeli do t’u japë palestinezëve këtu ndihmë të mjaftueshme humanitare “aq sa për të mbijetuar”.

 

Kategoritë
BotaLajme