Netanyahu i ka kërkuar Trumpit vazhdimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Kryeministri izraelit Netanyahu gjatë vizitës së tij në Washington muajin e kaluar thuhet se i ka kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump vazhdimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë vizitës së tij në Washington muajin e kaluar thuhet se i kishte kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump vazhdimin e sanksioneve ndaj Sirisë, transmeton Anadolu.

AP në lajmin në të cilin ka cituar një zyrtar që nuk dëshiron të identifikohet, raportoi se Netanyahu gjatë takimit në prill i ka kërkuar Trumpit të vazhdojë sanksionet.

Pretendohet se Netanyahu e bëri një kërkesë të tillë me shqetësimin se mund të kryhen sulme ndaj Izraelit, i cili e shënjestron shpesh Sirinë nga ajri dhe toka pas përmbysjes së regjimit të Asadit më 8 dhjetor 2024.

Trump i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, rikujtoi bisedimet e tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe njoftoi se ata do të heqin sanksionet ndaj Sirisë.

Kategoritë
BotaLajme