Netanyahu i ka kërkuar Trumpit vazhdimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Kryeministri izraelit Netanyahu, gjatë vizitës së tij në Uashington muajin e kaluar, thuhet se i ka kërkuar presidentit të ShBA-së Donald Trump vazhdimin e sanksioneve ndaj Sirisë.

Associated Press, në lajmin në të cilin ka cituar një zyrtar që nuk dëshiron të identifikohet, raportoi se Netanyahu gjatë takimit në prill i ka kërkuar Trumpit t’i vazhdojë sanksionet.

Pretendohet se Netanyahu bëri një kërkesë të tillë me shqetësimin se mund të kryhen sulme ndaj Izraelit, i cili e shënjestron shpesh Sirinë nga ajri dhe toka pas përmbysjes së regjimit të Asadit më 8 dhjetor 2024.

Trump, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, rikujtoi bisedimet e tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe njoftoi se ata do t’i heqin sanksionet ndaj Sirisë.

Kategoritë
BotaLajme