Nesër Kuvendi Listës Srpska për ta pastruar formalisht të kaluarën me Radojiçiqin

Lista Serbe nesër do të mbajë Kuvendin e saj të brendshëm, ka raportuar mediumi Kossev.

Ky kuvend vjen, disa javë pasi nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie politike dha dorëheqje Milan Radojçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Kuvendi i brendshëm i Listës Serbe do të mbahet më 24 tetor dhe që synohet ndryshimi i formacionit njerëzor, poqë në substancë do të mbetet subjekt politik i lidhur me Beogradin.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ndryshime do të ketë në Listën Serbe.Kjo parti politike kishte shpallur tri ditë zie në veri të Kosovës për të nderuar terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës më 24 shtator, pasi grupi kishte vrarë policin Afrim Bunjakun.

Kategoritë
LajmeVendi