Në Suharekë fillon vaksinimi i stafit shëndetësorë, me vetëm 110 vaksina nga 215 sa kanë kërkuar

Në Komunën e Suharekës ka filluar vaksinimi kundër Covid-19, i stafit shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Besa Kuqi tha procesi ka nisur mirë, por ai tha se numri i vaksinave është më i vogël nga kërkesat e tyre.

“Kemi pranuar 110 vaksina nga 215 sa kemi kërkuar në ministri”, tha ajo.

Njëra nga punëtorët shëndetësore që është vaksinuar ka qenë edhe Valdete Krasniqi.

Ajo ka thënë se pas vaksinimit është ndier mirë dhe u ka bërë thirrje kolegëve të saj të vaksinohen.

“Po jam vaksinuar dhe  po ndihem shumë mirë. Uroj që të kemi sa më pak probleme por gjithsesi ju bëjë thirrje të gjithë kolegeve që të vaksinohen sepse është për të mirën e shëndetit tonë”, ka thënë ajo.

Kategoritë
LajmeVendi