Në Spanjë një djalë ka vdekur si pasojë e goditjes së nxehtësisë, ndërsa dy persona humbën jetën pasi zjarri përfshiu një zonë pyjore.
Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe u dogjën 6.500 hektarë tokë. Për këtë arsye, autoritetet urdhëruan 18.000 persona të qëndrojnë në shtëpi, raporton Guardian.
“Jam i tronditur pas lajmit për vdekjen e dy personave nga zjarri. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të tyre. Ju bëj thirrje për kujdes të madh dhe të ndiqni të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e shërbimeve në të gjitha zonat e prekura,” tha presidenti rajonal Salvador Illa.
Zjarrfikësit arritën të vendosnin zjarrin nën kontroll.
Parashikohet që në mbarë Europën temperaturat sot dhe nesër të kalojnë 40 gradë Celsius, ndërsa shërbimet kompetente lëshojnë rekomandime për qytetarët që të shmangin qëndrimin në ambient të hapur.