Sot në Turqi mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ku për postin e njeriut të parë do të garojnë presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan dhe kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu.
Erdogan është parë sot në shoqërinë e bashkëshortes së tij Emina duke vizituar qendrën e votimit ku duhet të votojë.
Ai ka mbërritur në qendrën e votimit i shoqëruar nga sigurimi, por nuk ka ngurruar t’u shpërndajë para fëmijëve të cilët të shoqëruar nga prindërit kanë qëndruar para qendrës së votimit.
The President of Turkey arrives to vote – and distributes cash to children pic.twitter.com/ET3YCctvR6
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) May 14, 2023
Kjo nuk është hera e parë që Erdogan bën diçka të tillë, pasi gjatë fushatës dhe edhe pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë disa muaj më parë, ai u pa duke u dhënë para fëmijëve.
Përveç zgjedhjeve për president të Turqisë, qytetarët e këtij vendi do të zgjedhin edhe anëtarët e rinj të parlamentit, gjegjësisht Asamblenë e Madhe Kombëtare, e cila ka 600 përfaqësues.
Në zgjedhje janë regjistruar gjithsej 24 parti dhe përveç tyre do të marrin pjesë edhe një numër i madh kandidatësh të pavarur.
Siç njoftoi komisioni zgjedhor në Turqi, qendrat e votimit në 81 rajone do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 16:00. Rezultatet e para preliminare për presidentin dhe parlamentin do të shpallen në orën 20:00.