Në mesin e të arrestuarve të sotëm është edhe një anëtar i PDK-së

Në aksionin e sotëm të Policisë është arrestuar edhe Sadat Shkodra, punonjësi i Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.

Shkodra është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe është pjesë e nëndegës së PDK-së në Lagjen e Spitalit 3.

Ai madje kishte votuar edhe në një proces të brendshëm zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës.

I njëjti dhe 12 të arrestuarit e tjerë nga Policia dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare brenda Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në të gjitha zyret e ABZH-së në nivel vendi.

Kategoritë
LajmeVendi