Në Iran u ul fluturimi i parë ndërkombëtar pas një pauze 20-ditore për shkak të luftës me Izraelin

Flydubai zbarkoi sot në Rinasin Imam Khomeini të Teheranit, duke u bërë transportuesi i parë ndërkombëtar që kryen fluturim drejt këtij aeroporti pas një pauze 20-ditore për shkak të sulmeve të Izraelit mbi Iranin, njofton agjencia zyrtare IRNA.

Mbërritja e fluturimit FZ1930 nga baza e kompanisë në Emiratet e Bashkuara Arabe shënon fillimin e rikthimit të gradualshëm në normalitet të trafikut ajror iranian, sipas IRNA-s. Flydubai është një transportues me tarifë të ulët dhe kompani motër e Emirates.

Autoritetet lokale përshkruan uljen si një sinjal të stabilitetit të rikthyer dhe menaxhimit efektiv të krizës në sektorin ajror të vendit. Trafiku i pasagjerëve po kryhet nën protokollet e plota të sigurisë, shton IRNA.

Trafiku ajror ndërkombëtar dhe vendas ishte ndërprerë pas sulmeve ajrore izraelite dhe shqetësimeve në rritje për sigurinë e hapësirës ajrore iraniane. Aeroportet e Iranit u rihapën për fluturimet lokale dhe ndërkombëtare, përveç tyre në Isfahan dhe Tabriz, dhe hapësira ajrore e vendit është e disponueshme edhe për fluturimet tranzitore ndërkombëtare, njoftojnë mediat shtetërore.

Kategoritë
BotaLajme