Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se paralajmërimi për bombë është pranuar përmes një telefonate në gjuhën angleze. Sipas tij, telefonuesi ka deklaruar se “ka një bombë brenda Kuvendit e cila do të shpërthejë brenda 10 minutash“, njofton Ekonomia Online.
“Policia, njësitet e veçanta janë duke bërë veprimet e tyre policore, ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së Kuvendit, së paku 50 metra largësi, sipas rekomandimeve policore”.
“Njoftimin neve si administratë na ka dhënë policia për t’i liruar hapësirat, ndërsa njoftimet e tjera policia i ka, ne nuk i kemi të dhënat”.
“Sipas njoftimit që është dhënë policia, ku është kërkuar evakuimi i menjëhershëm për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirrur dhe ka thënë se një bombë është vendosur në Kuvendin e Kosovës dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutash”, është shprehur ai.