Në ambasadën e Sirisë në Moskë vendoset “flamuri i revolucionit sirian”

Pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar Baath në Siri, u ndryshua flamuri që ndodhej në ambasadën e Sirisë në Moskë, kryeqytetin e Rusisë

Në ambasadën e Sirisë në Moskë vendoset “flamuri i revolucionit sirian” duke zëvendësuar flamurin e regjimit Baath që u rrëzua, raporton Anadolu.

Pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar Baath në Siri, u ndryshua flamuri që ndodhej në ambasadën e Sirisë në Moskë, kryeqytetin e Rusisë.

Në vend të flamurit të regjimit Baath që u rrëzua dje, në shtizë u vendos “flamuri i revolucionit sirian”. Flamuri i sapongritur në ambasadën e Sirisë në Moskë u filmua nga gazetarët e Anadolu-t.

– Zhvillimet në Siri

Më 27 nëntor në Siri u intensifikuan përleshjet midis grupeve të armatosura kundër regjimit dhe forcave të Bashar al Asadit.

Midis 30 nëntorit dhe 7 dhjetorit, grupet fituan dominim në provincat më të mëdha si Halep, Idlib, Hama dhe Homs.

Regjimi humbi plotësisht kontrollin në Damask dhe shumë rajone të tjera dhe u rrëzua edhe me mbështetjen e masive të popullit për grupet që filluan të hyjnë në kryeqytetin Damask më 7 dhjetor.

Ndërsa sundimit 61-vjeçar të Partisë Baath i erdhi fundi, udhëheqësi i regjimit Asad u largua nga kryeqyteti dhe ndodhet në Moskë.

Edhe Ushtria Kombëtare Siriane gjithashtu në ditën e parë të “Operacionit Agimi i Lirisë” çliroi nga organizata terroriste PKK/YPG rajonin Tel Rifat.

Në operacion, me çlirimin edhe të rajonit Munbixh u pastrua nga organizata terroriste foleja më e madhe terroriste në perëndim të lumit Eufrat.

Kategoritë
BotaLajme