Ndryshe nga presidentja Osmani, Konjufca thotë se ka vazhdimisht koordinim në mes institucioneve të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Konjufca me këtë rast tha se faktorët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe shpalosjes së rezultatit të hetimeve sa i përket sulmit në Banjskë.

“S’do të thotë se hetimet nuk ekzistojnë dhe se raportet nuk janë përfunduar. Rezultatet janë kryer dhe hetimet përgjithësisht shtetet i kanë kryer, duke përfshirë këtu edhe NATO-n. Këto janë informata të ndjeshme të cilat zakonisht nuk ndahen me opinionin publik, siç po kërkoni ju, siç është ideja juaj. Por në kuptimin gjeneral të këtyre informative ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e dinë që mbështetja e shtetit serb prapa grupit të Banjskës është pa kurrfarë dileme”,tha Konjufca.

Ai theksoi se faktorët ndërkombëtarë e kanë të saktë informatën për nivelin e përfshirjes së Serbisë në sulmin e Banjskës.

Ne presim veprime në përputhje me atë që dinë.

“Për ne është e çuditshme qysh ne jemi  në sanksione e shteti serb s’kanë ndonjë pasojë sa i përket kësaj edhe pas këtyre informative që ne i dimë”,shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Konjufca deklaroi se Procesi i Berlinit nuk mund të reduktohet në “Cefta”.

Mosmarrëveshjet që kemi në CEFTA mendoj se është e drejtë e mbrojtjes së interes të Kosovës.

“Procesi i Berlinit është shumë më i gjerë dhe s’pres që Kosova të përjashtohet nga ky proces.Ato që s’mund të arrihen dhe që e tha z.Sarrazin në vizitë është faktikisht një modus i ledhatimit të Serbisë.Nëse doni të keni vërtet rajon funksional e dimë cila është rruga, barazia e Kosovës me Serbinë, si shtete të pavarura për marrëveshje në këto marrëveshje”,tha Konjufca.

“Mua më duket qëndrim i drejtë i Qeverisë së Kosovës dhe shumë më mirë do të ishte që z.Sarazin dhe ata përfaqësues ndërkombëtarë të vinë në Kosovë më shumë të kishin mendjen tek mungesa e ndonjë sanksioni sa i përket Serbisë me gjithë veprimet e veta këtu nga sulmi i Banjskës deri tek bllokimi i pikave kufitare. Pra nëse analizohen këto do të shtrohej pyetja se kush vërtet është për bashkëpunim e krijimit të një rajoni me shtete të barabarta e kush po investon në grupe terroriste”,theksoi i pari i Kuvendit të Kosovës.

“Ka vazhdimisht koordinim në institucionet e Kosovës, por sa i përket kësaj Qeveria e ka shpjeguar shumë saktë që sa i përket çështjeve ekonomike dhe të sigurisë.Masat që janë vendosur sa i përket këtyre mallrave kanë të bëjnë me çështje të sigurisë, që Kosova i ka shpjeguar në këto takime. Sarazin s’ka pasur mirëkuptim në këtë, që nga aspekti i sigurisë janë vendosur këto masa dhe ka kërkuar që ato të hiqen. Qeveria ka thënë shpjegimin e vetë.Ne vazhdimisht kemi diskutime me Qeverinë, e Presidencën , ministren e Punëve të Jashtme edhe mundohemi të trajtojmë këto e të kemi vizione të përbashkëta”.

Mbrëmë presidentja Vjosa Osmani ia ka hedhur “fajin” Qeverisë për mosdiskutim e moskoordinim për çështje të caktuara.

Ajo në kallxo tha se nuk e kanë diskutuar me Kurtin ofertën e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.

“Për ketë temë jo sepse mënyra siç shkon kjo punë ata duhet më pyet presidenten për çështje të politikës të jashtme dhe ketë çështje nuk e kanë shtru ndonjëherë para meje”- tha Osmani.

Krisja në raportin Kurti – Osmani është diskutuar jo rrallëherë vitin e fundit. Një gjë e tillë u diskutua pas mungesës së Kurtit në takimin e thirrur më 31.07.2024 nga presidentja Osmani për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi