Ndërtesa e Ambasadës së Bosnjë-Hercegovinës në Mal të Zi, në Podgoricë, është vandalizuar mbrëmë me grafite të turpshme që lavdërojnë kriminelin e luftës Ratko Mladić, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë. Lajmi është konfirmuar për Klix.ba.
Ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Mal të Zi, Branimir Jukić, i ka thënë portalit se incidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Në rrethojën e ambasadës janë shkruar mesazhet:
“Gjeneral, faleminderit për Srebrenicën” dhe “Kafe e ëmbël, Mladić Ratko”.
“Menjëherë kontaktuam personin përgjegjës për sigurinë e ambasadës, i cili njoftoi policinë. Fillimisht erdhi një polic, e më pas, pasi u pa për çfarë bëhej fjalë, u dërgua edhe ekipi i hetimit,” tha Jukić.
Ai shtoi se hetimet para Ambasadës së Bosnjë-Hercegovinës në Podgoricë janë ende duke vazhduar dhe se autoritetet po hetojnë të gjitha rrethanat e incidentit.










