Njeriu më i rëndë në botë, meksikani Juan Pedro Franco, i cili në një moment kishte arritur peshën 590 kilogramë, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare si pasojë e një infeksioni në veshka.
Libri i Rekordeve Guinness e shpalli Frankon në vitin 2017 si njeriun më të rëndë të gjallë në botë, duke e bërë rastin e tij tërhiqte vëmendjen e opinionit publik në mbarë botën.
Në një periudhë, ai peshonte deri në 590 kilogramë. Për shkak të obezitetit ekstrem, për vite me radhë ishte i lidhur me shtratin dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte në mënyrë të pavarur.
I vendosur për ta përmirësuar gjendjen shëndetësore, ai nisi një program intensiv mjekësor për humbje peshe, nën mbikëqyrje të vazhdueshme të mjekëve.
Falë terapisë, ai humbi gati gjysmën e peshës trupore dhe arriti të ecë sërish.













