Gjatë aksionit të mbajtur me pjesëmarrjen e OJQ-ve të ndryshme me thirrjen për “Ndalojeni gjakderdhjen në Gaza”, në Shatërvanin e të Pafajshmëve u hodh ngjyrë e kuqe ushqimore.
Organizata të ndryshme të shoqërisë civile (OJQ) në Francë hodhën ngjyrë të kuqe në ujin e Shatërvanit të të Pafajshmëve në kryeqytetin Paris, duke bërë thirrje për të ndaluar “gjakderdhjen në Gaza”, raporton Anadolu.
Sipas postimeve në X të organizatës humanitare “Mjekët e Botës” (Medecins du Monde), me seli në Francë, aksioni u mbajt sot në pikën ku ndodhet Shatërvani i të Pafajshmëve në Paris.
Gjatë aksionit të mbajtur me pjesëmarrjen e OJQ-ve të ndryshme me thirrjen për “Ndalojeni gjakderdhjen në Gaza”, në Shatërvanin e të Pafajshmëve u hodh ngjyrë e kuqe ushqimore.
Protestuesit mbanin pankarta që shkruanin “Ndalojeni gjakderdhjen në Gaza”; “Gaza: Macron duhet të ndërmarrë tani veprime”; dhe “Gaza: armëpushim”.
– “Kjo masakër duhet të marrë fund”
“Organizatat tona po e lyejnë me të kuqe Shatërvanin e të Pafajshmëve për të dënuar masakrën në Gaza. 19 muaj bombardime të pandërprera. 2 milionë njerëz në prag të urisë. Përafërsisht 53 mijë të vdekur. Kjo masakër duhet të marrë fund”, thuhet në deklaratën e organizatës “Mjekët e Botës”.
Postimi përfshinte gjithashtu një video të ppresidentit të Mjekëve Botërorë, Jean-François Corty, i cili shpjegon qëllimin e këtij aksioni.
“Ne jemi këtu sot si Mjekët e Botës, Amnesty International, Greenpeace, EKO dhe Oxfam për të reaguar ndaj masakrës dhe gjakderdhjes në Gaza që po dëshmojmë”, ka thënë Corty, i cili reagoi ndaj mosveprimit të Francës dhe vendeve evropiane ndaj situatës në Gaza.
Corty ka deklaruar se Izraeli po përdor urinë dhe thatësirën si “armë lufte” dhe shtoi se kjo është kundër ligjit ndërkombëtar humanitar.
Ai apeloi për ndalimin e gjenocidit dhe hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa rikujtoi se 400 punonjës humanitarë janë vrarë nga Izraeli në rajonin palestinez.