Mustafa: Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka paralajmëruar shkuarjen në zgjedhje të reja, menjëherë pas atyre të 14 shkurtit, në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai në Debat të RTK-së ka thënë se formimi i institucioneve të reja pas 14 shkurtit kësaj radhe do të jetë më e ndërlikuar, pasi nevojiten 80 vota për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit.

“Formimi i institucioneve kësaj radhe është më i ndërlikuar, pasi nuk mund të mendohet se ato mund të kryhen me 61 vota, por me 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Kush mund t’i bëjë 80 vota, është një çështje e ndërlikuar. Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, atëherë shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Mustafa.

Ai ka folur edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe hyrja në listën e Vetëvendosjes, duke thënë se një vendim i tillë ka qenë kryekëput i saj ‘për të luftuar për pozita’.

“S’mund të jesh edhe rugoviste edhe me Vetëvendosjen”, është shprehur Mustafa.

Kategoritë
LajmeVendi