Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen, kur e shohin që vetë kryeministri nuk i përgjigjet Prokurorisë si detyrim ligjor.
Ajo ka ngritur shqetësimin për mesazhin që po i jepet qytetarëve, duke theksuar se sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin
“Pse të mos trimërohen kriminelët në Kosovë, kur nga vetë kreu i shtetit u krijohet bindja se përballja me drejtësinë është çështje zgjedhjeje dhe jo detyrim ligjor?
Kur kryeministri i vendit, për muaj të tërë, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervistim, çfarë mesazhi u dërgohet qytetarëve dhe çfarë shembulli u jepet atyre që duhet të japin llogari para ligjit?
Sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin. Askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë!”.
Postimi i plotë:
Pse të mos trimërohen kriminelët në Kosovë, kur nga vetë kreu i shtetit u krijohet bindja se përballja me drejtësinë është çështje zgjedhjeje dhe jo detyrim ligjor?
Kur kryeministri i vendit, për muaj të tërë, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervistim, çfarë mesazhi u dërgohet qytetarëve dhe çfarë shembulli u jepet atyre që duhet të japin llogari para ligjit?
Sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin. Askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë!
