”Muaji i Ramazanit, muaji i solidaritetit”, shoqata ESNAF do të organizoj 30 ditë iftar të hapur për qytetarët e Prizrenit

Shoqata ESNAF në Prizren, për nder të themelimit të 30 vjetorit të shoqatës ka shpallur një iniciativë të veçantë për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shoqata Esnaf do të organizon 30 ditë iftar të hapur për të gjithë komunitetin, veçanërisht për familjet me nevojë.

Të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në iftarin që do të shtrohet çdo natë, në një tendë të veçantë që do të jetë tek 6 çeshmet.

Ky projekt i iftarit për 30 ditë do të ofrohet për një numër prej 100 personave për çdo natëë dhe ka për qëllim të shpërndajë gëzim dhe harmoni në mesin e komunitetit.

Iniciativa e Shoqatës ESNAF ka marrë mbështetje të madhe nga kompanitë sponzoruese, të cilat kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë akt të dobishëm për komunitetin.

Njfotimi i plotë i shoqatës ESNAF

Shoqata ESNAF, në vitin jubilar – 30 vjetorin e themelimit, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të organizojë 30 ditë iftar të hapur për popullatën.

Iftari do të mbahet çdo netë për 100 persona në tendën tonë të iftarit, e cila do të ngrihet në vendin Topokli tek 6 çeshmet (përballë Lidhjes së Prizrenit).
Iftari i sivjetëm mbështetet nga kompanitë sponzorues të iftarit dhe njerëzit e vullnetit të mirë.
Ju mirëpresim në darkën tonë të iftarit.
Për cdo informatë shtesë ju lutem na kontaktoni +383 44 950 050

 

Kategoritë
LajmeVendi