Motra e Melania Trump nuk është parë në publik për vite: Ajo është mbështetje e madhe për Zonjën e Parë

Për Ines Knauss, motrën më të madhe të Melania Trump, dihet shumë pak. Ajo nuk është shfaqur në publik për një kohë të gjatë. Megjithatë, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka theksuar disa herë se ajo është një mbështetje e madhe për të.

Burime për “Daily Mail” kanë zbuluar disa detaje të reja për këtë grua “misterioze”.

“Melania dhe Ines janë shumë të afërta. Që kur iu vdiq nëna, babai i tyre dhe Ines janë ndoshta dy personat tek të cilët Melania ka më shumë besim”, tha një burim.

Melania në autobiografinë e saj e përmend Inesin 30 herë. Ajo ka treguar se që në fëmijëri kanë qenë të lidhura ngushtë dhe se marrëdhënia e tyre është forcuar më shumë në moshën e rritur. Ines ishte shoqëruesja e Melania-s në dasmën e saj me Donald Trump-in në vitin 2005.

Dizajnerja italiane Luisa Bonaccorsi e takoi Inesin në atë martesë dhe u bënë shoqe të mira. Ajo deklaroi se Inesi është një person tepër privat. Fotografi Ale de Basseville e kishte njohur atë kur po përpiqej të depërtonte në industrinë e modës.

“Inesi nuk ishte si vajzat e tjera që do të takonit aty, të cilat sillen si mbretëresha. Ajo ishte me të vërtetë e sjellshme dhe shumë e butë”, kishte thënë ai më herët.

Megjithëse nuk shfaqet në publik, duket se ajo ka profile në rrjetet sociale. Gazetarët e “Daily Mail” kanë kontaktuar Knauss për të verifikuar autenticitetin e këtyre profileve, por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve të tyre.

Kategoritë
Të ndryshme