Mori fund stërvitja e përbashkët ushtarake “Ataturk 2021” mes Ushtrive të Turqisë dhe Pakistanit

Ceremonia përmbyllëse e stërvitjes u mbajt në selinë e Forcave Speciale të Ushtrisë Pakistaneze në rrethin Tarbela të provincës Hayber Pahtunhva në kufirin me Afganistanin.

Mori fund stërvitja ushtarake “Ataturk 2021” që u realizua nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe ato të Pakistanit.

Sipas deklaratës së bërë nga Ushtria e Pakistanit ceremonia përmbyllëse e stërvitjes u mbajt në selinë e Forcave Speciale të Ushtrisë Pakistaneze në rrethin Tarbela të provincës Hayber Pahtunhva në kufirin me Afganistanin.

Ceremonia u ndoq nga një delegacion i nivelit të lartë ushtarak i udhëhequr nga Gjenerallejtnant Syed Mohammed Adnan i Ushtrisë Pakistaneze dhe Gjeneralmajori Emre Tayanç i Forcave të Armatosura Turke.

Gjatë stërvitjes që zgjati 3 javë, i cili përfshinte njësitë elitare të forcave speciale të ushtrisë turke dhe pakistaneze, u kryen stërvitje në antiterrorizëm, luftime të afërtaa, kordon dhe kërkim, zbarkim me litarë, teknikë zjarri dhe lëvizjeje, lëshimi me litar nga helikopteri, shpëtimi pengjeve dhe rënie të lirë.

Stërvitja e përbashkët e njësive komando dhe forcave speciale Turqi-Pakistan zhvillohet në mënyrë alternative midis dy vendeve që nga viti 1998 e këtej.

Stërvitja quhet “Stërvitja Xhinnah” kur kryhet në Turqi dhe “Stërvitja Ataturk” kur kryhet në Pakistan.

Kategoritë
BotaLajme