Momenti kur ushtari australian qëllon për vdekje një person të paarmatosur

Ministrja e Mbrojtjes e Australisë tha se një raport për krimet e pretenduara të luftës nga forcat speciale në Afganistan e kishte bërë atë ‘të ndjehej keq’, pasi disa pamje thuhet se treguan një ushtar të SAS duke qëlluar një burrë të paarmatosur, ndërsa po fshihej në një fushë.

Sipas mediave të huaja, Linda Reynolds tha se ajo ishte “plotësisht e tronditur dhe plotësisht e dëshpëruar” pasi hetimi katër-vjeçar gjeti prova se trupat australiane kishin vrarë 39 civilë dhe të burgosur të paarmatosur gjatë luftës së udhëhequr nga SHBA në Afganistan.

Dhe mijëra ushtarë të dekoruar tani mund të përballen me heqjen e medaljeve, pasi raporti prej 465 faqesh tha se komandantët që mbikëqyrnin mizoritë nuk munden që “me ndërgjegje” të mbanin çmimet e tyre.

Incidenti në video thuhet se ishte një nga rrëfimet e shumta të brutalitetit të forcave speciale që kanë dalë në dritë vitet e fundit, megjithëse nuk ishte e qartë nëse të shtënat në fushën e grurit ishin një nga ato të vëzhguara nga hetimi i gjeneral-major Paul Brereton.

Brereton shqyrtoi me kujdes sjelljen e ushtarëve të forcave speciale midis 2005 dhe 2016, një periudhë e cila pa më shumë se 26,000 australianë të shërbenin në Afganistan.

Kategoritë
BotaLajme