Zëvendësguvernatori i rajonit të Belgorodit, Aleksander Aleksandroviq Lorenz, dhe një punonjës i Rosgvardias janë plagosur në sulmin e mëngjesit të sotëm nga një dron ukrainas ndaj ndërtesës së qeverisë rajonale në Belgorod.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e sulmit. Informacionet e para thonë se nuk ka të vdekur ndërsa janë lënduar dy persona.
Punonjësi i Rosgvardias ka pësuar një plagë ë kofshën e këmbës. Aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
BREAKING:
A Ukrainian suicide drone just struck a government building in the Belgorod region, injuring the deputy governor of Belgorod and a soldier pic.twitter.com/8RxhnPHfuf
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 9, 2025
Zëvendësguvernatori Lorenz gjithashtu ndodhej pranë ndërtesës në momentin e shpërthimit.
Ai është ekzaminuar nga mjekët e spitalit klinik rajonal ndërsa raportohet se ka pësuar një tronditje truri.Sulmi erdhi në kohën kur Rusia mbante Paradën e Fitores mbi Gjermaninë e nazizmit.