Momenti kur nga lumi nxirret trupi i pajetë i personit të zhdukur

Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë operacionit, kanë gjetur trupin e pajetë të Naim Gashit, 47-vjeçar nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovec, i cili ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.

“Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ,,Trepça” “, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Policia Rajonale e Gjakovës tha se viktima është gjetur rreth 600 metra larg nga Ura e Fshajtë, teksa atë e kanë identifikuar familjarët e tij.

Kategoritë
LajmeVendi