Molliqaj paralajmëron përshkallëzim dhe intensifikim të aksioneve dhe protesta kundër Qeverisë

Gjatë ditës së sotme aktivistët e PSD-së kanë organizuar një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në fjalën e tij para mediave, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se përmes pranimit të draftit të statutit të Asociacionit ka zhbërë pavarësinë e Kosovës.

Molliqaj së bashku me kolegët e tij partiak vendosën më ndërtesën e Qeverisë një flamur të ri me vetëm dy yje, që sipas tyre paraqet realitetin në Kosovë, pas pranimit të Asociacionit.

Por Molliqaj në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se këto nuk janë aksionet e vetme që do të ndërmirren nga PSD-ja.

Ai ka paralajmëruar përshkallëzim dhe intensifikim të aksioneve dhe protesta.Molliqaj e ka quajtur kryeministrin Kurti si kryeministër i Zajednicës – “Albin Zajednica”

Kategoritë
LajmeVendi