Ylli i Liverpoolit, Mohamed është i prekuri i radhës nga koronavirusi.
Egjiptiani ka rezultuar pozitiv në analizat e bëra këtë mëngjes, transmeton lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar federata e Egjiptit përmes një komunikate.
Salah që ishte në top formë këtë edicion, tani do humbasë dy përballjet e radhës me Kombëtaren e Egjiptit, nesër ndaj Togos, gjithashtu edhe të martën e ardhshme ndaj të njëjtës Kombëtare në kualifikimet për Kupën e Afrikës.